TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qarku më problematik në vendin tonë mësohet të jetë Gjirokastra. Kështu tregon raporti i prezantuar sot nga kryeprokurori Olsian Çela për vitin 2022. “Në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10,64 %, ndërsa qarku Berat ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, që rezulton me ulje 25,09 % krahasuar me vitin 2021”, thuhet në raport.
Gjithashtu gjatë vitit 2022 janë përfunduar mbi 25 mijë çështje me rritje krahasuar me një vit më parë.
“Gjatë vitit 2022 janë përfunduar 25853 çështje që përbën rritje prej 0,64 % të çështjeve të përfunduara krahasuar me vitin 2021, prej të cilave: 42,49 % janë dërguar për gjykim, 25,30 % janë pushuar, 30,03 % janë pezulluar dhe 2,18 % janë transferuar në prokuroritë kompetente”, theksohet në raport.
Raporti ndalet gjerësisht në punën e institucioneve të akuzës përgjatë vitit 2022 dhe krahasimin me vitin paraardhës lidhur me veprat penale, procedimet, pushimet apo efektivitetin e ndjekjes penale. Sipas këtij raporti në vitin 2022, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë e ka qarku Shkodër me 10,64 %, ndërsa qarku Berat ka koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, që rezulton me ulje 25,09 % krahasuar me vitin 2021.
Për veprat penale të korrupsionit në kompetencë lëndore të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, efiktiviteti vijon dukshëm i lartë, 91,35 % e çështjeve janë dërguar për gjykim dhe 8,65 % e çështjeve janë pushuar. Janë regjistruar 262 procedime penale me 201 të pandehur dhe 169 procedime me 187 të pandehur janë dërguar për gjykim, ose krahasuar me vitin 2021 me rritje 162 % të numrit të procedimeve të regjistruara, dhe me rritje 212.9 % të numrit të procedimeve dhe rritje 114.9 % të numrit të pandehurve të dërguar për gjykim për këto vepra penale, si dhe me rritje mbi 3.7 herë (nga 19 në 91) të numrit të personave të dënuar për vepra penale kundër korrupsionit.
Prokurorët kanë rritur rolin aktiv në kryerjen e hetime proaktive dhe/ose me përdorim të mjeteve të posaçme të hetimit në 61 procedime penale për veprat penale të korrupsionit dhe që lidhen me detyrën ose me rritje 3.3% të numrit të këtyre procedimeve krahasuar me vitin 2021. Këto procese kanë çuar në arrestimin në flagrancë apo ndalimin e 58 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale në kompetencë të prokurorive me juridiksion të përgjithshëm ose krahasuar me vitin 2021 me rritje 45 % të numrit të personave të arrestuar në flagrancë apo të ndaluar për këtë grupvepra penale.
Nga 61 referime/procedime penale të transferuara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe të pranuara nga Prokuroria e Posaçme, janë regjistruar 30 procedime penale për vepra që lidhen me korrupsionin në nivele të larta ose vepra penale që lidhen me detyrën të transferuara për kompetencë dhe të pranuara nga Prokuroria e Posaçme për këtë periudhë. Në vitin 2022 vetëm për veprën penale të pastrimit të parave sipas nenin 287 të K.Penal -16 procedime me 19 të pandehur janë dërguar për gjykim, si dhe -22 persona janë dënuar. Këto tregues krahasuar me vitin 2021, kanë, rritje 60 % (nga 10 në 16) të numrit të procedimeve dhe rritje 90 % (nga 10 në 19) të numrit të pandehur të dërguara për gjykim, si dhe rritje 120 % (nga 10 në 22) të numrit të personave të dënuar për këtë vepër penale.
Dekriminalizimi
Prokuroria e Përgjithshme, në zbatim të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për vitin 2022 ka regjistruar 111 procese të verifikimit të plotë të të dhënave të formularëve të vetëdeklarimit të subjekteve të këtij ligji, si vijon:
– 59 (pesëdhjetë e nëntë) nga Departamenti Administratës Publike;
– 3 (tre) nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku një kërkesë është me nismën e subjektit politik Partia Demokratike dhe një kërkesë tjetër është me nismën 1/10 e deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike;
– 24 (njëzet e katër) nga Këshilli i Lartë Gjyqësor;
– 24 (njëzet e katër) nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi;
ii) Ndërkohë, niveli hiearkik i subjekteve sipas funksioneve publike që ushtrojnë, për të cilët është kërkuar verifikimi i thelluar sipas ligjit paraqitet si më poshtë:
– për 52 (pesëdhjetë e dy) subjekte, “Zyrtar i Lartë” ;
– për 19 (nëntëmbëdhjetë) subjekte, “Nivel Ekzekutiv”;
– për 21 (njëzet e një) subjekte, “Nivel Drejtues”;
– për 19 (tetëmbëdhjetë) subjekte, “Nivel i Mesëm Drejtues”.