TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka dalë me një thirrje për Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin sa i takon situatës në PD.
Ai shprehet se duhet të kurajo për të ndaluar Lulzim Bashën të marrë si të tijën atë që nuk është dhe t’i rezistohet asimilimit nga Sali Berisha.
DEKLARATA E PLOTË
Në paarsyen e përgjithshme që ka shpërthyer si i baraslarguar nga “Foltorja” dhe “Vula” ndaj Bardhit e Tabakut kam një lutje të bëjnë gjithçka që PD zyrtare të mos vrasë çdo deshirë për një opozite të re e cila nis me bashkimin si kushti më elementar. Aty ku ka mbaruar pothuaj gjithçka nuk duhet të mbarojë kurajo për të ndaluar njërin nga fajtoret emri i të cilit është Lulzim Basha për të marrë si të tijen atë që nuk është, logon e vulën e PD-së. Njerëzit me 14 Maj i thanë s’ke punë me to. Pastaj i pat 9 vjet ! Ç’bëri me to? Atë qe dini, një vrime në ujë. Po kaq grupi i mbetur duhet ti rezistojë asimilimit nga Sali Berisha me shpresën që vdes e fundit se ai do të terhiqet nga konflikti me kohen dhe të ardhmen. Tek e fundit edhe atij i duhet dhënë ënde një mundësi e kufizuar si përgjegjës kryesor e fajtor po i tillë që të racionalizojë raportin mes se mundurës dhe të pamundurës. Zgjidhje pa të nuk ka siç me të fitorja është gënjeshtra më e madhe që ofrohet në pjatë.
Partia e “Vulës” nuk ka më anëtar por ka forume emërmëdha qe vazhdojnë e thirren kolegj kryetaresh , kryesi me the e të thashë, diku nja 50 veta që kanë humbur lidhjet me realitetin dhe i kanë ato vetëm me Bashën. Bardhi është kryetar i një grupi parlamentar prej 20 deputetesh të dalë nga zgjedhjet e Prillit 2021 të cilët kanë një mbështetje ku e ku më te madhe e legjitime se komuniteti “kolegj& kryesi”. Ndaj duke parë maskaradën një funksionale i bëj thirrje Bardhit , Tabakut si koleg e qytetar të bëjnë gjithçka për të penguar pa u kompleksuar aspak përvetësimin e simboleve të pluralizmit nga një qejfli karrigeje për ambicie personale. Mund të dështoni në të dy anët por fitoni shumë nuk ju mbetet në kurriz turpi i një vjedhjeje dhe hedhja në ere e çdo ure bashkimi. Nuk mund të bëhen zgjedhje vetëm në kompjuter me lista të “vdekura”!