AKTUALITET, 6 Qershor 2023, 16:37

Ish-deputetja rrëfen historinë: Si më hoqën nga puna, pas 16 vitesh nuk kam marrë ende paratë e mia

Ish-deputetja rrëfen historinë: Si më hoqën nga puna, pas 16

Ish-deputetja Nora Malaj, ka treguar një episod të saj teksa ka folur për punën e papaguar të grave në Shqipëri dhe përmasat alarmante të abuzimit ekonomik.

Malaj ka ndarë një rast personal, kur tha se ajo edhe pse në funksione të larta shtetërore, si pjesë e komisionit të Shanseve të Barabarta, pasi e kanë larguar nga puna nuk ka mundur dot të marrë paratë e dëmshpërblimit edhe pas fitimit të çështjes 16 vite të shkuara.-

“Të drejtat e grave vështirë të njihen. U bëra deputete dhe nuk i mora dot paratë e mia…”, rrëfen ajo për herë të parë publikisht mbi këtë çështje në studion e “Vila24”.