AKTUALITET, 6 Qershor 2023, 15:10

Koncesioni i Butrintit në Kushtetuese, deputetja e PD jep lajmin: Çështje kombëtare, ja kur do të mbahet seanca

Koncesioni i Butrintit në Kushtetuese, deputetja e PD jep lajmin:

Më 15 qershor do të jetë seanca gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me koncesionin për Parkun e Butrintit. Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa.

Në një reagim në ‘Facebook’ Zhupa u shpreh optimiste se kjo padi do të trajtohet si çështje kombëtare dhe jo politike.

REAGIMI:

Ndaj me ju lajmin e mirë që seanca e parë publike për rrëzimin e koncesionit të Butrintit në Gjykatën Kushtetuese do jetë me datë 15 qershor, ora 10:00! Kundër koncensionit na janë bashkuar me dekret/parashtrime/opinione Presidenti i Republikës, Kontrolli i Lartë i Shteti, Avokati i Popullit duke ju bashkuar qëndrimit tonë. Pro koncesionit janë vetëm marrësi dhe dhënësi i Butrintit, qeveria dhe fondacioni.

Kam besimin e plotë se kjo padi nuk do trajtohet si çështje politike por si çështje kombëtare, në mbrojtje të historisë, identitetit dhe trashëgimisë tonë kombëtare.