AKTUALITET, 6 Qershor 2023, 15:15

‘Furnizonin’ lokalet e natës në Dhërmi me kokainë dhe kanabis, si ranë në pranga 3 të rinjtë

‘Furnizonin’ lokalet e natës në Dhërmi me

Policia e Vlorës ka arrestuar tre të rinj, të cilët akuzohen për shpërndarje droge në zonën e Dhërmiut.

Përkatësisht janë arrestuar E. H., 30 vjeç, Xh. B., 27 vjeç dhe K. H., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në dhomën ku këta shtetas ishin akomoduar prej disa ditësh, shërbimet e Policisë gjetën rreth 800 doza kokaine dhe 750 doza kanabisi, gati për shitje, 1 peshore elektronike për peshimin e dozave dhe një shumë parash të përfituar nga shitja e tyre, të cilat u sekuestruan si provë materiale, bashkë me 3 celularë.

3 ditë më parë, gjatë operacionit policor të koduar “Parts 3”, u arrestuan 3 shtetas anglez të cilët kishin ardhur si turistë dhe shpërndanin doza kanabisi, kokaine dhe ekstazi, në lokalet e natës, në Dhërmi.