AKTUALITET, 6 Qershor 2023, 18:15

SPAK e kërkonte në Durrës, vetëdorëzohet në drejtorinë e policisë së Tiranës Vangjush Dako  

SPAK e kërkonte në Durrës, vetëdorëzohet në

Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Më herët SPAK ka lëshuar urdhër arrest për të dhe 6 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

SPAK zbarkoi sot në Durrës, por sipas burimeve ish-kryetari i kësaj bashkie ndodhej në Tiranë.

Ndërkohë pak më parë, u pa se hyrja e drejtorisë së policisë së Tiranës, u mbulua me një fasadë, për të mos u parë momenti kur Dako futet brenda.