AKTUALITET, 8 Dhjetor 2021, 09:04

Sot përkujtohet 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë! Meta uron me dy gishta: Lavdi rinisë studentore!

Sot përkujtohet 8 dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë! Meta uron me

Presidenti Ilir Meta ka uruar shqiptarët për ditën e Rinisë. Kreu i shtetit ka publikuar në rrjetet sociale një video teksa bën vrap nga liqeni artificial i Tiranës.

Krahas postimit, ai shkruan “Lavdi Rinisë Studentore!”

Postimi i plotë:

Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! Lavdi Rinisë Studentore!

8 dhjetori shënon Ditën Kombëtare të Rinisë ku që prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, përkujtohet si festë kombëtare.

Kjo i dedikohet të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.