AKTUALITET, 8 Dhjetor 2021, 08:54

8 Dhjetori! Kryeministri Rama uron të rinjtë: 2022-shi viti juaj, dita u dedikohet vetëm ju

8 Dhjetori! Kryeministri Rama uron të rinjtë: 2022-shi viti juaj, dita

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se kjo ditë i takon vetëm të rinjve.

Ai sjell në vëmendje se Tirana në vitin 2022 do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes dhe me ditën që mbetet e re çdo vit, 8 dhjetori që i dedikohet vetëm të rinjve, e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, ju uroj një ditë të bukur

8 dhjetori shënon Ditën Kombëtare të Rinisë ku që prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, përkujtohet si festë kombëtare.

Kjo i dedikohet të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.