TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Demokratët sot do të përkujtojnë 8 dhjetorin, që ndryshe njihet dhe si ‘Dita e Rinisë në Shqipëri’.
Liderët e PD-së ndër vite këtë datë e kujtojnë me takime në qytetin Studenti, vendi ku dhe studentët u ngritën të bashkuar dhe u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën pluralizmin, rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.
Ky është një vit ndryshe për demokratët ku prej muajsh vazhdojnë të jenë në një krizë politike të brendshme, ku ish-ideri historik Sali Berisha kërkon që të rikthejë PD në nivelet e mëparshme duke thirrur Kuvendin kombëtar me 11 dhjetor ndërsa nga ana tjetër kryedemokrati e quan të paligjshëm këtë kuvend, dhe ka thirrur Kuvendin e PD-së më 18 dhjetor.
Ndërkohë duket se dhe dita e Rinisë, dy figurat kryesore të PD-së do t’i gjejë të ndara. Kryetari aktual Lulzim Basha ka bërë me dije se më 8 dhjetor do të zhvillojë një takim në ambientet e ArTurbinës, ndërkohë Sali Berisha ka bërë me dije se një orë më pas do të jetë në qytetin Studenti ku do të zhvillojë takim dhe homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit.

