TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa na ndajnë vetëm tre ditë nga raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit, i cili do të pasojë në këtë detyrë Ilir Metën sot do të vijojnë negociatat mes grupeve parlamentare.
Takimet do të zhvillohen të ndara, ku fillimisht pritet të diskutohet mes kreut të Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla dhe Mesila Dodës, rreth orës 10:00.
Takimi do të pasohet me Fatmir Mediun.
Ende nuk ka një konfirmim nga ana e Enkelejd Alibeajt për të zhvilluar negociata me Ballën.
Sipas platformës së Alibeaj, kandidati për President duhet të jetë së pari antikomunist. PS e ka refuzuar këtë platformë.
Mësohet se socialistët nuk do të kenë një emër në raundin e parë, duke i lënë rrugë të hapur negociatave.