AKTUALITET, 12 Maj 2022, 22:32

Berisha nxjerr foton e Ramës: Mes padronit supergrata dhe vëllait nongrata

Berisha nxjerr foton e Ramës: Mes padronit supergrata dhe vëllait

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një foto të kryeministrit Rama në Bruksel ku ai shfaqet mes Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik të shpallur non grata nga SHBA. Berisha bën ironi dhe thotë se Rama ndodhet “si veshka midis padronit supergrata dhe vellait nongrata!”

Berisha thotë se pretendimi i Ramës, se paraqitja e rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë ishte e papritur “eshte nje genjeshter e denje vetem per ate”.

“Rezoluta per denimin e genocidit ne Bosnje eshte depozituar sipas te gjitha afateve kohore qe percakton rregullorja e Parlamentit, eshte shqyrtuar ne kryesine e parlamentit dhe eshte vendosur ti paraqitej sot seances plenare. Perfaqesuesit e PS, shumice ne kryesine e Parlamentit kane refuzuar ne kryesi dhe kane votuar me ndergjegje te nxire kunder rezolutes” – shkruan Berisha.

Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane patur te gjithe kohen e mjaftueshme qe parashikon regullorja e parlamentit per shqyrtimin e kesaj rezolute, por kane vendosur ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar qe te votojne kunder saj me urdher te Aleksander Vuçiç. Kjo rezolute eshte miratuar ne Parlamentin Europian, Kongresin e SHBA.

Shtojme ketu se me pare Edi Rama dhe grupi i tij parlamentar kane votuar me vetedije te plote kunder debatit me mocion per Ballkanin e Hapur dhe rezolutes se grupit parlamentar te PD per denimin e genocidit rus ne Ukraine” – e mbyll Berisha.