AKTUALITET, 12 Maj 2022, 22:29

"Pas Gërdecit, Rama i fërkonte shpatullat Berishës, sot flet për SPAK-un dhe kapakun!"/ Debat mes Shkullakut dhe Felajt

"Pas Gërdecit, Rama i fërkonte shpatullat Berishës, sot flet
Ermonela Felaj dhe Armand Shkullaku në TPZ

Në sulmet e vazhdueshme të kryeministrit Rama ndaj SPAK-ut, ka patur edhe çështje konkrete, që ai kërkon të hetohen, si Gërdeci dhe 21 janari. 

Armand Shkullaku e quan hipokrizi kërkesën për hetimin e Gërdecit, pasi socialistët kanë nëntë vjet në pushtet dhe nuk kanë çuar asnjë provë. Po kështu, ai thotë se pas ngjarjes së Gërdecit, Rama u shfaq duke i fërkuar shpatullat Berishës, sepse kishte hallin ndryshimeve kushtetuese për të cilat duhet të dakordësoheshin. 

Debati në "Të Paekspozuarit" në MCN TV: 

Armand Shkullaku: Rama shqetësohet për Gërdecin në 2022, por në 2008 i fërkonte Berishës shpinën, se donte të bënte ndryshimet Kushtetuese. Prandaj flet sot për SPAK-un dhe kapakun. Të kesh 9 vjet në pushtet dhe të mos kesh çuar një provë...

Ermonela Felaj: Kemi çuar. Në 21 janar, grupi i deputetëve juristë, është angazhuar duke marrë deklarime të të gjithë atyre që janë dhunuar në atë protestë. I janë dhënë prokurorisë.

Armand Shkullaku: Unë po them diçka tjetër. Keni 9 vjet në pushtet. Në opozitë ishit njerëz të mirë, pastaj në pushtet u bëtë si ata që hoqët. Ne për këtë kritikojmë. Ti e dënove në 2013 drejtësinë. Sepse një nga njerëzit që e shkaktoi ishte zoti Meta, protesta për bllokun. Ju në 2013 bëtë krushqi me Ilir Metën.

Ermonela Felaj: Politika është arti i të bërit kompromis...

Armand Shkullaku: Drejtësia e mori mesazhin, tha këta janë bashkë, punë e madhe se u vranë katër vetë!