AKTUALITET, 12 Maj 2022, 22:12

Llogara, bie nga lartësia një 48-vjeçar, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Llogara, bie nga lartësia një 48-vjeçar, dërgohet në

Një aksident ka ndodhur në Llogara pasditen e kësaj të enjte. Policia thotë se shtetasi me inicialet A.L., 48 vjeç ka rënë nga një lartësi.

Personi ndodhet në spitalin rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprak

Më datë 12.05.2022, në Llogara, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një objekti, shtetasi A. L , 48 vjeç, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.