AKTUALITET, 12 Maj 2022, 22:01

Arjan Çani: Sulmi i Ramës ndaj SPAK, mund të jetë për të mbrojtur Metën dhe Berishën! Nesër i vjen rradha...

Arjan Çani: Sulmi i Ramës ndaj SPAK, mund të jetë për
Arjan Çani në TPZ

Arjan Çani thotë se ekziston një mundësi që Edi Rama të jetë duke e sulmuar SPAK-un, për të mbrojtur Berishën dhe Metën! 

I ftuar në "Të Paekspozuarit", Çani tha se në këtë mënyrë Rama, eviton hetimin e këtyre dy personave dhe "siguron të ardhmen e tij post-politike", pra shkurt që ai mund ti trembet SPAK-ut në të ardhmen kur të mos jetë në pushtet dhe "ti vijë rradha".  

"Në kontekstin aktual janë disa skenarë të mundshëm. Skenari numër një, është që Rama ka shumë gjasa që gjithë këtë luftë dhe fushatë kundër drejtësisë së re, e bën për të mbrojtur Berishën dhe Metën. Sepse ai e di shumë mirë që është krijuar një opinion, që SPAK duhet të merret me Berishën. Është shumë e vështirë që SPAK të veprojë nën presion politik. Rama fiks në këtë moment, kur njerëzit e kanë kokën te SPAK, thonë a po heton SPAK ndonjë nga çështjet, në këtë moment, Rama godet dhe bën fiks të kundërtën e asaj që mund të prisnim. E kam të pamundur të imagjinoj, që SPAK të marrë Berishën të pandehur. Do të ishte skandaloze. As Ramës vetë nuk do ti interesonte.
Ai në njëfarë mënyre, siguron edhe të ardhmen e vetë post-politike.Pasi të mos jetë më në karrierë aktive.

Çfarë interesi ka Rama që sot të dënohet Berisha dhe Meta? Nesër do ti vijë rradha. Një kjo.

E dyta, sepse me një gur vret disa zogj. Ai do të krijojë idenë, që pas 3-4 muajsh, opinioni publik, del se drejtësinë nuk e ka në kontroll Rama. Njerëzit do të thonë nuk e paska Rama në kontroll drejtësinë. Është teatër, kamuflazh, që Rama di ta bëjë shumë mirë. Pse e bën Rama? U shuan inceneratorët. Ke parë të flitet për inceneratorët?

Ka fjalë që ka ministra që mund të jenë në hetim. Rama e ka marrë vesh, i thotë SPAK-ut boll, mjaft. Pra me një gur vret dy zogj!", tha Çani.