AKTUALITET, 12 Maj 2022, 21:39

Peticioni online/ Yuri Kim: Kam zbatuar detyrat që më kanë dhënë

Peticioni online/ Yuri Kim: Kam zbatuar detyrat që më kanë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pë herë të parë, për një peticion  online ku disa qytetarë kërkonin që ajo ti përmbahet vetëm statusit të saj diplomatik dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të një partie politike.

E pyetur në emisionin “Open” në News 24 për këtë çështje, Kim tha se ajo nuk vepron mbi baza personale, por përfaqëson presidentin e SHBA-ve. 

“Mendoj që njerëzit në një demokraci kanë të drejtën të shprehin pikëpamjet e tyre. Ndonjëherë bazohen në fakte, ndonjëherë jo, por pavarësisht kësaj, kanë të drejtën absolute ta shprehin. Kështu që respektoj pikëpamjet që shprehen. Do të them këtë – mendoj se ndonjëherë ka një keqkuptim se cili është roli i ambasadores amerikane, apo veprimet e ndërmarra nga ambasadorja amerikane. Unë nuk veproj mbi baza personale. E dini, nuk jam me pushime këtu. Unë përfaqësoj Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe flas në emër të Shteteve të Bashkuara.

Mendoj që Sekretari i Shtetit, Presidenti kanë qenë shumë të qartë për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit dhe, në fakt, qershorin e kaluar, Presidenti Biden nxori një deklaratë që shprehej se lufta kundër korrupsionit është interes i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Ndaj, mos gabojë kush, do të vazhdojmë t’iu kërkojmë llogari atyre që janë përfshirë në korrupsion.