AKTUALITET, 12 Maj 2022, 21:48

Ermonela Felaj: Reforma në drejtësi është sukses! Bushati: Të bëhemi seriozë...

Ermonela Felaj: Reforma në drejtësi është sukses! Bushati:
Andi Bushati dhe Ermonela Felaj në TPZ

Ermonela Felaj thotë se reforma në drejtësi ka qenë e suksesshme dhe se tregues për këtë është fakti që sot emërimet në drejtësi nuk i bën politika. 

Felaj ka replikuar me analistët në emisionin "Të Paekspozaurit" në MCN TV. 

Pjesë nga biseda: 

Ermonela Felaj: Reforma në drejtësi është sukses!

Andi Bushati: Nëse është selektiv, nuk është sukses.

Ermonela Felaj: Në masën më të madhe, në mënyrë krahasimisht të lartë, e shkëputi politikën nga emërimet në drejtësi. Prokurorët e SPAK nuk zgjidhen nga politika. Edi Rama bëri presion dhe sulmoi SPAK?

Andi Bushati: E akuzoi për selektivitet.

Ermonela Felaj: Çfarë ka sot qeveria në dorë ndaj organeve të drejtësisë? Asgjë.

Andi Bushati: Të jemi seriozë... E dinë të gjithë shqiptarët. Ky është i Xhafës, ky është i Velisë…

Ermonela Felaj: Çfarë mënyre ka Edi Rama për të bërë presion?

Armand Shkullaku: Shumë mënyra.

Ermonela Felaj: Suksesi më i madh i reformës në drejtësi, që e shkëputi drejtësinë nga emërimet politike.

Andi Bushati: Po Berisha çfarë mënyrë kishte kur quante atë lavire bulevardi? (Ina Ramën).

Ermonela Felaj: Ina Rama, Sollaku dhe Arben Rakipi, u detyruan ta lënë detyrën nga presioni i Berishës!