TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Refuzimi i Kuvendit të Shqipërisë, përmes votave të mazhorancës për të miratuar rezulutën e opozitës kundër gjenocidit në Srebrenicë ka sjellë reagimin e Tomor Alizotit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Alizoti shprehet se votimi i sotëm në Kuvend tregon qartë pozicionimin e hershëm të Ramës me Beogradin që sipas tij e ka kthyer tashmë në traditë.
Reagimi:
Rasti i sotëm është i paprecedent në historinë e parlamentarizmit shqiptar. Madje edhe vetë Serbia ka miratuar rezolutën ndaj gjenocidit ne Srebrenicë duke e quajtur masakër. Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar rezolutën. Ndërsa shumica e parlamentit shqiptar refuzon. Serbia është shteti që ka vrarë më shumë shqiptarë në këtë shekull. Kjo mbetet një njollë për të majtën shqiptare e cila ka tradita të hershme me Beogradin!