TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama vijon sulmet ndaj SPAK dhe kërkon hetimin e Berishës për 21 janarin dhe për Gëdecin.
Analisti Andi Bushati debatoi me Ermonela Felajn, duke e konsideruar këtë një hipokrizi, sepse socialistët një nga personat e grupit të zjarrit në 21 janar e kanë bërë kryetar bashkie.
Pjesë nga debati:
Andi Bushati: Çfarë ishte drejtësia e vjetër? Ishte kryeministër Berisha, thërriste prokuroria për vrasjen e kosovarit, ai e mbante Sefgjinin drejtor në detyrë. Pra i bëntë presion drejtësisë nëpërmjet pushtetit. Drejtësia e re do të hetonte 21 janarin. Ç’bën pushteti i ri me ata të 21 janarit? Atë të grupit të zjarrit e bëri kryetar bashkie. Ju kujtoni se këta gjyqtarë të drejtësisë së re, nuk dinë ta lexojnë shembullin e banditit të kthyer në kryetar bashkie të Rilindjes? Është i njëjti teatër. Derdhim lot krokodili, por skuadrën e 21 janarit, i vendosim stemën e Rilindjes. Me të njëjtën armë që ka qëlluar në 21 janar, sot vjedh votat për Rilindjen.
Ylli Rakipi: Agron Malaj përse u bë kryetar bashkie?
Andi Bushati: Ka marrë 4 milionë lek shpërblim për të vrarë. U bë kryetar bashkie i rilindjes.
Ermonela Felaj: SPAK ka për detyrë të merret me urdhëruesit. Ju e dini shumë mirë që badigardi i Berishës iu ofroi lek njërit prej të vrarëve në 21 janar.
Arjan Çani: Prova a ka?
Ermonela Felaj: Po Sali Berisha, është hetuar për këtë?
Armand Shkullaku: Lideri suprem thotë përgjegjësia është individuale. Jeni me dy standarte….