AKTUALITET, 11 Nëntor 2024, 16:46

Pr.buxheti 2025, PD propozon fond prej 600 mln lekësh për gratë e diagnostikuara me tumor

Pr.buxheti 2025, PD propozon fond prej 600 mln lekësh për gratë e

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një propozim lidhur me ndryshimet në Buxhetin e Shtetit.

Më konkretisht PD propozon shtimin e fondit prej 600 mln lekësh që do të përdoret për rimbursimin e shpenzimeve për protezat e rikonstruksionit të gjirit dhe paruket për gratë e diagnostikuara dhe në trajtim mjekësor ndaj kancerit të gjirit.

Gjithashtu 9 deputete të PD-së kërkojnë çeljen e një fondi të posaçëm për blerjen e një pajisje PET Skaner dhe dy pajisje akseleratorë në QSUT. Në propozim thuhet se ky fond parashikon të përfshijë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen me qëllim funksionimin e pandërprerë të këtyre pajisjeve.

Sipas PD-së, kjo pajisje mund të evidentojë format e kancerit në fazat e hershme, ndërkohë që sot nuk e marrin këtë shërbim.

Pr.buxheti 2025, PD propozon fond prej 600 mln lekësh për gratë e

Pr.buxheti 2025, PD propozon fond prej 600 mln lekësh për gratë e

Pr.buxheti 2025, PD propozon fond prej 600 mln lekësh për gratë e