TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 19-vjeçar i identifikuar si Samuel Krosi u arrestua nga Policia e Lezhës, teksa u kap me një sasi kanabisi, që dyshohet se do e shiste.
Referuar burimeve zyrtare nga policia, bëri të ditur se 19-vjeçari ishte pasagjer në një automjet, ndërsa poshtë sediljes ku ishte ulur, u gjet sasia e kanabisit.
“Gjatë kontrolleve të kryera 24/7, nga Forca e Posaçme “Shqiponja” e DVP Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në lagjen “SMT”, është ndaluar automjeti tip “Golf”, i cili drejtohej nga shtetasi K. B., 22 vjeç dhe kishte pasagjerë shtetasit S. K., 19 vjeç, K. B., 22 vjeç dhe S. Sh., 23 vjeç, të katërt banues në Mamurras.
Nga kontrollet, nën sediljen ku ishte ulur 19-vjeçari, është gjetur një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e cila dyshohet se posedohej me qëllim shitjen. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë arrestuan shtetasin S. K. dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për 3 shtetasit e tjerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njoftoi Policia.