AKTUALITET, 3 Qershor 2025, 13:13

Shpallet në kërkim avokatja! Akuzohet se ka mashtruar klientët duke marrë shuma të ndryshme parash

Shpallet në kërkim avokatja! Akuzohet se ka mashtruar klientët

Një avokate është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka mashtruar klientët e saj, duke u premtuar përfaqësim gjyqësor kundrejt shumave të ndryshme parash.

Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për avokaten K.Kola.

Sipas policisë rasti është bërë i njohur për autoritetet pasi dy shtetas kanë kallëzuar në polici avokaten, duke thënë se ajo iu ka marrë shuma të ndryshme parash, me anë të mashtrimit, duke iu premtuar përfaqësim gjyqësor.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen K. K., 59 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi kanë kallëzuar 2 shtetas, se shtetasja K. K., në cilësinë e avokates, iu ka marrë shuma të ndryshme parash, me anë të mashtrimit, duke iu premtuar përfaqësim gjyqësor. Punohet për kapjen e shtetases K. K.