TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka ndryshuar qëndrim lidhur me reformën e re administrative-territoriale duke u bashkuar me pjesën tjetër të mazhorancës gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të zhvilluar mëngjesin e sotëm.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Sinaj ka votuar në favor të draftit të ri, i cili parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46 përmes shkrirjes e bashkimit të 15 prej tyre. Deputeti socialist kishte shprehur rezerva të forta në fillim të javës, kur votoi kundër këtij propozimi brenda grupit parlamentar.
Ndërkohë, sa i përket deputetit tjetër socialist Erion Braçe, i cili po ashtu kishte votuar kundër draftit në mbledhjen e mëparshme, mësohet se gjatë votimit të sotëm ka zgjedhur të abstenojë, duke mos votuar as pro dhe as kundër.
Ndryshimi i qëndrimit të Sinajt vjen vetëm pak minuta përpara nisjes së seancës plenare ku reforma territoriale përbën një nga pikat kyçe të rendit të ditës, ndërsa mazhorancës i nevojiten 84 vota për miratimin e saj.