AKTUALITET, 3 Qershor 2025, 10:51

Paralajmërimi/ SPAK godet grupet kriminale të trafikut të drogës, operacioni në bashkëpunim me autoritetet finlandeze

Paralajmërimi/ SPAK godet grupet kriminale të trafikut të

SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet e Finlandës, duke goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme, e cila ka njoftuar një konferencë të përbashkët për shtyp me përfaqësuesit finlandezë. Konferenca do të mbahet sot, në orën 12:30, në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme.

"Në orën 12:30 do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me autoritetet finlandeze për zhvillimin e një operacioni të përbashkët kundër disa grupeve kriminale të trafikut të lëndëve narkotike.

Konferenca do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme dhe do t’ju kërkoja të paraqiteni në orën 12:10, që të mund të hyni dhe të jemi gati për fillimin e perpiktë", njoftoi SPAK.