AKTUALITET, 8 October 2026, 12:07

VIDEO/ Tensione edhe brenda në sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

VIDEO/ Tensione edhe brenda në sallën e Kuvendit, Garda i afrohet

Tensionet sot nuk janë shënuar vetëm jashtë Parlamentit, por edhe në seancën plenare.

Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi iu drejtua deputetëve duke i thënë që të bëhen gati për të kaluar në votim,  deputeti i “Mundësia”, Erald Kapri, dhe kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, u ngritën nga karriget dhe shkuan pranë foltores duke debatuar me Peleshin.

Ata ishin kundër ndryshimit të rendit të ditës, ndërsa menjëherë ka ndërhyrë Garda, por situata është qetësuar shpejt.