AKTUALITET, 8 October 2026, 11:58

Plehrat në flakë/ Vijojnë përplasjet në protestë, digjen koshat e mbeturinave, mjete piroteknike drejt policisë

Plehrat në flakë/ Vijojnë përplasjet në protestë,

Protesta që po mbahet pranë Parlamentit është tensionuar sërish rreth mesditës.

Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike drejt forcave të policisë. Ndërkohë disa koshave të mbeturinave është tentuar t’u vihet flaka.

Përplasjet po vijojnë në protestën para Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet tubimi kundër Reformës Administrativo-Territoriale. 

Protestuesit kundërshtojnë ndryshimet e propozuara për ndarjen administrativo-territoriale, ndërsa policia u ka kërkuar të lirojnë rrugën.

Situata jashtë Kuvendit vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protesta po zhvillohet paralelisht me seancën plenare, ku në rendin e ditës është edhe projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore.

Situata është shoqëruar me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa vijon protesta kundër reformës territoriale.

Policia ka përdorur masivisht spraj lotsjellës kundër protestuesve, ndërkohë që shumë prej tyre janë ndjerë keq dhe kanë pasur nevojë për ndihmë.

Një qytetar është shoqëruar nga ambulanca drejt spitalit për ndihmë më të specializuar mjekësore.