AKTUALITET, 3 Qershor 2025, 10:03

"Aty është bërë masakër"/ Kandidati demokrat: Po u hap qarku i Tiranës, ndryshon renditja e deputetëve të PD. Manipulimet i kam parë me video

"Aty është bërë masakër"/ Kandidati demokrat:

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Hoxha ka kundërshtuar rezultatin e dalë nga zgjedhjet, duke kërkuar rivlerësimin e votave preferenciale të kandidatëve për të gjitha KZAZ e Qarkut Tiranë.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Hoxha tha se nëse rinumërohen votat e qarkut të Tiranës, renditja e deputetëve të PD do të ndryshojë.

“Mendoj se këtu ka ndodhur masakra zgjedhore, por hallka e fundit është numërimi.

Po ndamë numërimin nga gjithçka ka ndodhur tjetër po bëjmë një hipokrizi, dhe unë këtë nuk e pranoj. 

Për kutitë që i kam parë nga 2 herë, kemi parë manipulimin, i kemi videot që janë provë e gjallë  e tjetërsimit të votave të kandidatëve. 

Kjo ka ndodhur majtas dhe djathtas. Po të hapet qarku i Tiranës renditja e kandidatëve në listë do ndryshojë.

Edhe te PS është e njëjta gjë. Nesër shkoj në Kolegj Zgjedhor dhe nëse nuk përgjigjet do ndjek çdo rrugë deri në Kushtetuese se kjo është një betejë për parime”, tha Hoxha.