AKTUALITET, 3 Qershor 2025, 11:53

'11 maji'/ Hapet një kuti votimi në Vlorë, kërkesë e Nismës Shqipëria Bëhet! Verifikohen vulat

'11 maji'/ Hapet një kuti votimi në Vlorë,

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hapi sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” së Adriatik Lapajt.

U bë verifikimi i vulave, ku rezultuan të gjitha fletet me vulat përkatëse. 

Një ditë më parë, Lapaj në një intervistë për Report, deklaroi se qëllimi i tyre është që të rishikohet çdo votë që mund t’ju kenë ‘vjedhur’ edhe pse mund të mos ndikojë në rezultat.