TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin “Fake Star 5”, ku u zbuluan dy fabrika të mëdha me veshje kontrabandë të cilat më pas falsifikoheshin me marka luksi fake.
Një prej personave i përfshirë në këtë grup dyshohet është edhe Luan Haka, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në vitin 2021, kur drejtohej nga Lulzim Basha.
Po ashtu, Haka ka kandiduar edhe si kryetar bashkie në Dibër në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2022.
Gjatë operacionit “Fake Star 5”, u shpall në kërkim edhe djali i Luan Hakës. Të dy ishin bashkadministratorë të njërës prej magazinave.
Po ashtu në pranga u vu edhe Ali.V dhe Xh.L, të cilët ishin bashkadministratorë të magazinës tjetër.
U arrestua edhe A.H, qiradhënës i pronave, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi turk Ozkan Sulun, i cili koordinonte realizimin e këtyre veprimtarive kriminale.
OPERACIONI
Policia e Shtetit finalizoi operacionin kundër kontrabandës dhe falsifikimit të produkteve të markave të njohura ndërkombëtare. Operacioni, i koduar “Fake Star 5”, u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh.
Gjatë këtij operacioni, në zonën e Rrugës së Arbërit, konkretisht në fshatin Brrar, u zbuluan dy magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo të falsifikuara të markave të njohura. Policia arrestoi 4 shtetas, shpalli në kërkim 2 të tjerë – njëri prej të cilëve shtetas turk – dhe procedoi penalisht në gjendje të lirë 4 punonjës.