TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokurori i SPAK, Alfred Shehu tha se janë lëshuar 11 masa sigurie, 9 prej të cilëve janë ekzekutuar.
“Shkëmbimi informacionit nga autoritetet finlandeze ka qenë pa ndërprerje. Në përfundim të këtyre veprimeve, u arrit edhe përcaktimi i ditës së aksionit se kur do të bëhej goditja, në marrëveshje me përfaqësuesit e autoriteteve finlandeze. Nga ana e SPAK, gjatë majit është dërguar kërkesa për caktim mase sigurimi për 11 persona.
Nga GJKKO. U vendos sot në dakordësi edhe të autoritetet finlandeze pasi në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë finlandeze. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur zbatimi i masës së sigurimit deri më tani i 9 personave. Po vazhdon puna për të bërë të mundur edhe arrestimin e dy personave të tjerë. Gjatë zbatimit të masave të sigurimit, është sekuestruar disa automjete, konkretisht 8, telefona celularë, dhe shumë dokumenteve, ku një pjesë konsiderohen me vlerë për hetimin pasi janë në gjuhën finlandeze dhe ka të dhëna me aktivitetin kriminal të personave. D të vazhdojmë edhe hetimin pasuror për personat e identifikuar.”, u shpreh Shehu.
Prokurori i SPAK: Janë zbuluar dhe kapur sasi lënde narkotike edhe gjatë vitit 2024. Nga ana e SPAK është dërguar në maj kërkesa për caktimin e masës së sigurimit për 11 persona dhe nga GJKKO është pranuar kërkesa e SPAK duke caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 11 persona. U caktua që operacioni të kryhej në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë finlandeze. Si rezultat u ndaluan 9 persona dhe vazhdon puna për të bërë të mundur arrestimin e dy personave të tjerë.
Gjatë zbatimit të masave të sigurimit u sekuestruan 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumente, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre janë me vlerë për hetimin sepse ka të dhëna në gjuhën finlandeze në lidhje me aktivitetin kriminal të personave.