AKTUALITET, 15 Qershor 2023, 18:57

Shkëputet linja e shpërndarjes elektrike, ngordhin 8 lopë në Mirditë, rrezikohen banorët

Shkëputet linja e shpërndarjes elektrike, ngordhin 8 lopë në

 

Tetë krerë lopë kanë ngordhur nga kontakti me rrymën elektrike në fshatin Lufaj të Mirditës, duke i shkaktuar një fermeri të zonës një dëm në miliona lekë.

Sipas raportimeve linja e amortizuar e shpërndarjes së rrymës elektrike në fshatin Lufaj, ishte shkëputur dhe kishte rënë në tokë, çka mund të rrezikojë edhe jetën e banorëve të zonës.

Shërbimet e komisariatit të Mirditës dhe ekspertë të sektorit të blegtorisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet. Linjat energjetike në fshatin Lufaj, por në tërësi në gjithë Njësinë Administrative të Mirditës janë në kushte mesjetare, me tela nëpër shtylla të kalbura druri apo lidhur në pemë e bimësi.

Fermeri P.Gj, pret përfundimin e veprimeve hetimore për të kërkuar më pas kompensimin e dëmeve që janë të paktën 10 milion lekë.