AKTUALITET, 15 Qershor 2023, 15:41

“Qysh dje jemi të fokusuar te lirimi i tyre!”, Rama për arrestimin e 3 efektivëve nga forcat serbe: Të kthehen sa më shpejt në shtëpi!

“Qysh dje jemi të fokusuar te lirimi i tyre!”, Rama për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rrëmbimin e 3 policëve të rrëmbyer në Kosovës.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Rama theksoi se ngjarja në fjalë nuk mund të krahasohet me arrestimin e Millenkoviç, person me precedent penal që u prangos nga policia e Kosovës. Mes të tjerash Rama bëri thirrje për lirimin e efektivëve të policisë.

MESAZHI I RAMËS

Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. 2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi! 3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre! Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri! 5. De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.