TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka ndalur turin e takimeve të tij në Dibër. Gjatë bashkëbisedimit me ai foli te disa çështje që sipas tij kërkojnë vendimmarrje të rëndësishme për të ardhmen e PD.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha u shpreh se janë vlerat ato që do të bashkojnë demokratët ndërsa shtoi se duhet t’i shtrihet dora e bashkëpunimit kujtdo që është gati për të ndryshuar nga themelet sistemin politik.
"Me demokratët dhe qendrestarët e Partisë Demokratike të Dibrës diskutuam hapur mbi të gjitha çështjet që kërkojnë vendimmarrje të rëndësishme për të ardhmen e forcës sonë politike dhe të Shqipërisë. Demokratët do të bashkohen përmes vlerave, duke lënë pas mendësinë konfliktuale dhe ndasitë artificiale të shkaktuara nga interesi personal i një individi që për hallin personal ndezi zjarrin e ndasisë brenda familjes tonë politike.
Që Partia Demokratike të kthehet pranë qytetarëve, të dëgjojë ata dhe të ofrojë një alternativë për problemet e tyre, duhet të shkëputet nga teatri shterp i politikës, që asgjë të mirë nuk sjellë për jetët e njerëzve. Partia më e madhe e 14 majit ishte ajo e shumicës së heshtur që refuzoi të zgjedhë midis dy të këqijave. Ne duhet të shtrijmë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që është gati për të ndryshuar nga themelet sistemin politik, për të kthyer vendimmarrjen te qytetarët nëpërmjet listave të hapura, vetting-ut të politikanëve, kufizim të mandatit të kryeministrit dhe garantimin e votës së diasporës.", shkruan Basha.