AKTUALITET, 15 Qershor 2023, 16:37

Afera e inceneratorëve/ “Kukullat në Parlament e mbështesin”, Kryemadhi: Rama kërcënohet nga kolegët që ka në burg

Afera e inceneratorëve/ “Kukullat në Parlament e

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit u ndal te afera e inceneratorëve.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se në Fier çmimi i depozitimit të mbetjeve u dyfishua, ndërsa shtoi se Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit janë pronë e shtetit. Mes të tjerash Kryemadhi tha se Rama kërcënohet nga kolegët që ka në burg.

“Kolegët që janë në burg kërcënojnë sot Edi Ramën, dhe i thonë ose vazhdo ose ne do të flasim. Këtu nuk ekziston shteti i së drejtës dhe as shteti ligjor. Këtu ekziston shteti i vjedhjes. S’ka më nevojë të bëjë firmat si me Tiranë, por i sjell në parlament, kukullat i ka në parlament dhe vidhen në mënyrë ligjore një për një qytetarët”, tha ajo.