AKTUALITET, 15 Qershor 2023, 17:16

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e deputetëve të PD për VKM e ndërtimeve, Bardhi: Gjykata s’i rezistoi presionit të Ramës dhe të oligarkëve

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e deputetëve të PD

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konfiskimin e pronave me VKM. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ai shkroi se një vendim i tillë nuk ishte surprizë dhe se ishte i paralajmëruar nga kryeministri Rama.

Sipas tij Kushtetuesja nuk i rezistoi presionit të Edi Ramës dhe oligarkëve të tij

“Asnjë surprizë: Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm. Për fat të keq GjK nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët”, ka shkruar Bardhi.