AKTUALITET, 15 Qershor 2023, 18:33

Deklarata të forta nga Kuvendi, Kurti: Serbia agresion ndaj Kosovës dhe KFOR! Hakmarrjes do i përgjigjemi me...

Deklarata të forta nga Kuvendi, Kurti: Serbia agresion ndaj Kosovës

Pas kërkesës së opozitës për të qenë prezent në Kuvend, kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në lidhje me rrëmbimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës nga forcat “Kobra” të Serbisë.

Kurti ka deklaruar se një akt i tillë nga ana e Serbisë është agresion ndaj Kosovës dhe KFOR-it.

“Dy prej tyre kishin edhe probleme shëndetësore.

Efektivët nuk kanë qenë pjesë e njësive elitë siç po përpiqet t’i paraqesë Serbia.

Fakti që ndërkombëtarët po mobilizohen për lirimin e tyre, tregon se të gjithë e dinë që rrëmbimi është kryer në territorin tonë, ndryshe askush nuk do të fliste për lirimin e tyre.

Ky është agresion ndaj republikës sonë dhe KFOR-it.

Hakmarrjeve të tilla do i përgjigjemi me rend e ligj. Nuk ka as kthim pas e as nënshtrim”, tha ai.