AKTUALITET, 15 Qershor 2023, 15:49

Në shkollë që 5 vjeç, regjistrimi në e-Albania. Pas 22 qershorit prindërit kanë shanse që t’i regjistrojnë fëmijët në institucionet që duan

Në shkollë që 5 vjeç, regjistrimi në e-Albania. Pas

Me propozimin e ri të Ministrisë së Arsimit, fëmijët tashmë mund të regjistrohen në klasat e para pa mbushur 6 vjeç. Nisma e propozuar pritet të miratohet në Kuvend gjatë këtij sesioni parlamentar.

Ulja e moshës për të nisur klasën e parë ka ardhur pas kërkesave të shumta nga prindërit. Deri më tani në klasë të parë regjistrohet çdo fëmijë që mbush 6 vjeç deri në 30 shtator, ndërsa me ndryshimin e ligjit, të vegjlit që mbushin 6 vjeç deri në 31 dhjetor mund të nisin shkollën.

Në shkolla faza e regjistrimeve të klasës së parë nis pas datës 15 qershor, në portalin e-Albania dhe zgjat një javë. Regjistrimi online, i cili u aplikua për herë të parë vitin e kaluar has vështirësi tek një pjesë e prindërve. Ndërkohë pas 22 qershorit, regjistrimi mund të bëhet dhe në shkolla larg banesës.