TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga disa shtetas për vepra të ndryshme penale.
Blutë kanë arrestuar shtetasin V. K., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi me vetëgjyqësi ka marrë automjetin e ish-bashkëjetueses së tij dhe e ka shitur atë, pa miratimin e saj dhe pa akt shitjeje.
Gjithashtu, u arrestua shtetasi S. K., 49 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit A. K., 45 vjeç, dhe B. K., 42 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin I. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.