TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia zbardh ngjarja e ndodhur jashtë ambienteve të një bilardoje në Lezhë, mbrëmjen e 8 majit, ku pas një konflikti të çastit, u plagos me armë zjarri, një 22-vjeçar.
Si rezultat i veprimeve u vu në pranga Xhuljano Frroku, 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në Rrilë.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasit Leandro Frroku, 29 vjeç dhe Agustin Shahini, 27 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi dyshohet se gjatë këtij konflikti, në bashkëpunim me të arrestuarin, kanë dhunuar fizikisht shtetasin A. L.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.