AKTUALITET, 8 Korrik 2023, 20:33

Shkarkohet Çuçi, Balla ministër i Brendshëm, vjen reagimi i parë nga PD. Bardhi: Kapitullim i shtetit!

Shkarkohet Çuçi, Balla ministër i Brendshëm, vjen

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për ndryshimet në qeveri, ku është shkarkuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe është emëruar në vend të tij, Taulant Balla.

Bardhi theksoi se akti i sotëm i Ramës është më i rëndë se ajo që solli shkarkimin e Çuçit,

REAGIMI I BARDHIT

Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!

Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!