AKTUALITET, 8 Korrik 2023, 19:59

Rama shkarkon Bledi Çuçin, emëron ministër të Brendshëm, Taulant Ballën

Rama shkarkon Bledi Çuçin, emëron ministër të

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, duke e zëvendësuar me Taulant Ballën. 

Shkarkimi i Çuçit vjen pas ngjarjes së rëndë në Fushë Krujë, ku vëllezërit dhe djali i ish deputetit Rrahman Rraja, dhunuan në mënyrë brutale dy qytetarë, ngjarje që u fsheh fillimisht nga Policia e Shtetit. 

Rama nuk ka dhënë asnjë arsye për largimin e Çuçit nga detyra, madje duke e quajtur atë "korrekt". Kryeministri thotë se pret nga Taulant Balla që çojë përpara "përpjekjen për shtetndërtim".

MESAZHI I RAMËS

"Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të  Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën  e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim", shkruan Rama në Twitter. 

Rama shkarkon Bledi Çuçin, emëron ministër të

Rama shkarkon Bledi Çuçin, emëron ministër të