AKTUALITET, 8 Korrik 2023, 18:26

Pushuesi nga Kosova rrezikon të mbytet te Rana e Hedhun, transportohet në spital

Pushuesi nga Kosova rrezikon të mbytet te Rana e Hedhun, transportohet

Një pushues nga Kosova ka rrezikuar të mbytej në det këtë të shtunë në plazhin e Shëngjinit.

Ngjarja është regjistruar te Rana e Hedhun.

Kanë qenë familjarët dhe pushuesit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë atë nga uji dhe e kanë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës. Nuk dihet se si paraqitet gjendja shëndetësore e pushuesit.