AKTUALITET, 8 Korrik 2023, 18:03

“Mollë sherri” për dhunën barbare në Borizanë, policia bllokon guroren në përdorim të fisit Rraja

“Mollë sherri” për dhunën barbare në

Policia e Tiranës ka zbarkuar sot në guroren në Borizanë të Krujës, që është në përdorim nga fisi Rrajam ku ka bllokuar aktivitetin e saj.

LSA ka publikuar pamje nga gurorja ku shihej në një moment se fadromat dhe mjetet e tonazhit të rëndë po punonin, ndërkohë më pas policia pezulloi punën.

Mësohet se bllokimi i gurores është për momentin dhe nuk dihet se si do të procedohet më pas. Kujtojmë se sot Rrahman Rraja dha dorëheqje nga mandati i deputetit, ndërsa theksoi se kishte dështuar si prind.