TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në bashkëpunim me Krimin Ekonomik Korçë, kanë ushtruar kontroll dhe kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme një individ, i cili transportonte me automjet tip kamionçinë, mish lope pa vulë dhe pa certifikatë veterinare.
Automjeti me të cilin transportohej mishi nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitare për transportin e produkteve me origjinë shtazore. Personi përgjegjës nuk ishte i regjistruar në organet përkatëse për të kryer tregtimin dhe transportin me mjet frigoriferik të mishit.
Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese e AKU-së, vendosi masë administrative “gjobë” në vlerën e 600’000 lekë dhe bllokim i mishit me destinacion asgjësimin. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron konsumatorët, se po vijon pandërprerë kontrollet në terren në garantim të sigurisë ushqimore.