TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti Nard Ndoka ka folur sot pa ‘dorashka’, për jetën e tij dhe planet, por edhe memet me të cilat përballet në rrjetet sociale.Ndoka në një intervistë për Faxnews foli për fëmijërinë dhe jetën e tij personale, teksa u shpreh se përveç se është baba i 4 fëmijëve dhe një person i angazhuar në jetën politike të vendit gjen gjithmonë kohë për pasionet e veta.
Lidhur me faktin se nëse ka menduar ndonjëherë për t’u larguar nga vendi, ai ka thënë se po, por që është i lumtur që ka qëndruar dhe ka dhënë kontributin e tij politik në vend.“Të them të drejtën e kam menduar, nuk është se nuk e mendon njeri. Madje unë e kam menduar tamam në ’91 duke u nisur nga vështirësitë dhe pamundësitë që na ofronte jeta. Madje kam pyetur edhe dikë për pagat dhe standardet e jetës jashtë dhe nuk e harrojë kurrë shprehjen e tij, teksa më tha që na duhen vite. Atë moment e mendova, kjo edhe për të mirën e familjes dhe njerëzve të mi, por që nuk jam penduar që kam qëndruar”, u shpreh Ndoka.
Sakaq, mes të tjerash ai është ndalur edhe për një temë për të cilën njihet në publik, ajo e memeve dhe shprehjeve karakteristike të tij.Ndoka tha se fillimisht edhe e ka bezdisur ky fakt, por që ka filluar ta kuptojë se si funksion bota e rrjeteve sociale dhe argëtimit dhe se tashme ky fakt nuk e shqetëson, përkundrazi ka filluar ta përdori në favorin e tij. “Unë si natyrë i kam batuta dhe humorin gjithandej, humor bio Shkodre. Këto të shoqërojnë gjithandej, edhe në Parlament, shigjetimet apo batuta me kolegë apo kundërshtarë politikë. Më pas ka pasur njëfarë sulmi, baltë politike, por që i kam marrë me sportivitet dhe i kam përdorur në favorin tim. Nuk ka qenë e lehtë, kam marrë edhe eksperienca jashtë Shqipërisë se si ti kamuflojë këto batuta. Madje problemin ia kam shtruar një mikut tim italian, ku më kë këshilluar si ti përdor në përmirësimin e imazhit tim”, përfundoi ai.