AKTUALITET, 8 Korrik 2023, 17:35

Fond i ri prej 507 milionë lekësh për kompensimin e pronarëve, Këshilli i Ministrave miraton vendimin pas legalizimit

Fond i ri prej 507 milionë lekësh për kompensimin e

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara.

Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 507 milionë e 537 mijë lekë për sipërfaqen prej 70 mijë e 173 metra katrorë.  Ky vendim shtrohet në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Elbasan, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Kamzë-Vorë, Tiranë Rurale 2, Gjirokastër, Kuçovë, Vlorë, Durrës, Berat dhe Sarandë.

Për kompensimin e pronarëve do të përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen. Vendimi do të zbatohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave.