TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë natës në provincën e Monza dhe Brianza të Italisë, ku për pasojë një i ri shqiptar ka humbur jetën. Një makinë ‘Range Rover’ që udhëtonte përgjatë rrugës Saronno-Monza në drejtim të Saronnos, ka humbur kontrollin duke u përplasur me rrethrrotullimin në Monte Bianco. Pas përplasjes makina është kthyer përmbys duke përfunduar në shinat e trenit aty afër vendit ku ndodhi aksidenti.
Në mjet ndodheshin tre të rinj të moshës 18, 22 dhe 23 vjeç. Mediat fqinje raportojnë se në vendin e ngjarjes shkuan ambulancat dhe zjarrfikësit, të cilët nxorën nga mjeti të rinjtë dhe më pas u dërguan në spital.
Nga personat e plagosur, i riu 22-vjeçar i identifikuar si Arnold Selishta nga Mamurrasi humbi jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë.