TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga Vjena Kryeministri Edi Rama, foli për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Rama tha se shpreson që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE, sakaq ai theksoi se Shqipëria duhet të përqendrohet te detyrat e saj.
Rama u ndal te ngërçi i Maqedonisë së Veriut. Ai tha se Bullgaria duhet të bëhet më elastike me MV.
Gjithashtu kryeministri foli për një zakon të keq në BE, atë të marrjes peng nje vendi.
Rama tha se marrja peng e një vendi është rrëmbim i një vendi për hir të politikës së brendshme.
“Për hir të kësaj, një vend merr peng një vend tjetër dhe e bën mish për top apo si të thuash e gatuan në kuzhinën e vet“, u shpreh kryeministri.
“Me shpresë Bullgaria do të jetë më elastike kur vjen fjala për RMV-në dhe ti lëjë të negociojnë, sepse ka diçka shumë të keqe, një zakon të keq në BE, kjo marrja peng, është një rrëmbim i një vendi për hir të politikës së brendshme. Për hir të kësaj, një vend merr peng një vend tjetër dhe e bën mish për top apo si të thuash e gatuan në kuzhinën e vet. Shpresoj që Maqedonia e Veriut të ketë një rrugëtim normal. Shpresoj që Serbia të drejtohet në rrugën e duhur, gjithashtu shpresoj edhe për Bosnje-Hercegovinën, Kosova…Do të ishte mirë të anëtarësoheshim të gjithë, megjithatë ne do të fokusohemi të detyrat tona, të përqëndrohemi te vetja”, tha Rama.
Rama u shpreh se Shqipëria është aktualisht më përpara në rrugën drejt integrimit sesa disa vende të tjera që dikur ishin në avantazh, si Serbia apo Maqedonia e Veriut.
“Dëgjoni jam ca i vjetër në këtë punë dhe kam parë edhe të tjerë më parë që ishin pararojë në fillim. Ishte Maqedonia, kështu quhej para se të ndryshonte seksin. Tani quhet Maqedonia e Veriut dhe nuk është kurrëkund në hartë, ndërkohë që pastaj ishte Serbia ndërkohë që nuk është gjëkundi. Shqipëria konsiderohej si ndonjë ditë kush e di, por jo sa të jemi gjallë, ndërsa tani jemi shumë më përpara”, tha kryeministri.
Pyetje: Ka 2 vende në BP që kanë shanset më të mira për t’u anëtarësuar, Shqipëria dhe Mali i Zi. Mali i Zi do të jetë gati në 2028, ndërkohë që në fushatën tuaj zgjedhore ju keni përmendur 2030 për anëtarësimin. Sa e mundur do jetë që këto vende të anëtarësohen së bashku, sepse mund të ketë edhe mjaft sfida në procesin e ratifikimit. Si e shihni mund të anëtarësoheni bashkë?
Edi Rama: Dëgjoni jam ca i vjetër në këtë punë dhe kam parë edhe të tjerë më parë që ishin pararojë në fillim. Ishte Maqedonia, kështu quhej para se të ndryshonte seksin. Tani quhet Maqedonia e Veriut dhe nuk është kurrëkund në hartë, ndërkohë që pastaj ishte Serbia ndërkohë që nuk është gjëkundi. Shqipëria konsiderohej si ndonjë ditë kush e di, por jo sa të jemi gjallë, ndërsa tani jemi shumë më përpara. Por nuk duhet të mendojmë në kuptimin e konkurencës me vendet e tjera. Duhet të mendojmë si një mënyrë për të bërë punën tonë. Këtë mendonim edhe kur ishim akoma shumë mbrapa. Kur mendonin se nuk do të hynim në BE sa të ishim gjallë. Shanset janë të mëdha për shkak të kontekstit. Por me BE nuk i dihet mund të ndryshojë, ndaj duhet të bëjmë maksimumin në këtë pikë në kohë dhe të vrapojmë për të mos ta lënë këtë mundësi të na shpëtojë. Mali i Zi ka hjë shans të mirë, me shpresë edhe vendet e tjera.
Me shpresë Bullgaria do të jetë më elastike kur vjen fjala për RMV-në dhe ti lëjë të negociojnë, sepse ka diçka shumë të keqe, një zakon të keq në BE, kjo marrja peng, është një rrëmbim i një vendi për hir të politikës së brendshme. Për hir të kësaj, një vend merr peng një vend tjetër dhe e bën mish për top apo si të thuash e gatuan në kuzhinën e vet. Shpresoj që Maqedonia e Veriut të ketë një rrugëtim normal. Shpresoj që Serbia të drejtohet në rrugën e duhur, gjithashtu shpresoj edhe për Bosnje-Hercegovinën, Kosova…Do të ishte mirë të anëtarësoheshim të gjithë, megjithatë ne do të fokusohemi të detyrat tona, të përqëndrohemi te vetja.