TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani dhe Erion Alibej u përfshinë në një përplasje verbale në seancën e të martës tek "Plumbi i artë".
Duke treguar për avokatët takimin e tij të parë me Nuredin Dumanin, Alibej tregoi detajet që i kishte treguar i pari mbi "masakrën e Bradasheshit".
"Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Nuk e di, mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij", tha Alibej, çka solli reagim të menjëhershëm të Dumanit.
"Me leje zonja kryetare", tha Dumani duke u çuar në këmbë dhe drejtuar gishtin ndaj të penduarit Alibej: "Ky është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë!".
Tensioni u ndërpre nga ndërhyrja e gjykatës, që urdhëroi punonjësit e sigurisë të zhvendosnin Dumanin në një kënd ky kishte më pak kontakt viziv me Alibejn.