AKTUALITET, 16 Shtator 2025, 13:36

Shkaku/ Shpërthen në flakë makina në aksin Kuç-Qeparo, plagoset shoferi

Shkaku/ Shpërthen në flakë makina në aksin

Një automjet është shkrumbuar totalisht nga flakët. Mjeti në fjalë po qarkullonte në aksin Kuç-Qeparo, në momentin që ka shpërthyer në flakë.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik në mjet që ka prodhuar më pas një shkëndijë elektrike, duke e djegur totalisht.

Dëmet materiale tek mjeti në fjalë janë të mëdha, teksa, sipas raportimeve, edhe drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime.

Drejtuesi është djegur në pjesën e dorës duke tentuar për të fikur mjetin, por e ka patur të pamundur.

Mjeti në fjalë është djegur plotësisht, pasi ka patur vonesa të ndërhyrjes së zjarrfikëses për shkak të largësisë nga vendi ngjarjes