AKTUALITET, 16 Shtator 2025, 10:48

"Përralla integrimi"/ Bardhi: Deputetët e PS janë kthyer në noterë të qeverisë. Votohen ligje klienteliste dhe të propozuara nga oligarkët!

"Përralla integrimi"/ Bardhi: Deputetët e PS janë

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare, u shpreh se deputetët e PS-së janë kthyer në noterë të qeverisë.

Bardhi u shpreh se në Kuvend po votohen ligje klienteliste dhe të propozuara nga oligarkët.

Kreu i Grupit të PD-së theksoi se “ky është shqetësimi që ka Kuvendi, keni kaluar lige të shkruara në kompjuterin e Klodian Zotos, nuk ka shqetësim Kuvendi në organizohet në 8 apo 10 Komisione”.

Gazment Bardhi: Nuk mund të ecim tha parafolësi me strukturën e vjetër të Komisioneve Parlamentare, a thua se shqetësimi i vetëm që ka ky Kuvend. Ky krah i shumicës parlamentare janë kthyer në noter të qeverisë, në këtë Kuvend me vota të maxhorancës votohen ligje klienteliste, të propozuara nga oligarkët.

Ky është shqetësimi që ka Kuvendi. Keni kaluar lige të shkruara në kompjuterin e Klodian Zotos, nuk ka shqetësim Kuvendi në organizohet në 8 apo 10 Komisione.

Sa i takon ndryshimeve të Rregullores, duhet t’ju turpërojë si Kryetar i Kuvendit. Ndryshimet diktohen nga kreu i ekzekutivit, pasi gjithë verës i diktoi strukturat pushtetit lokal, pasi i dikton vendimet gjyqtarët e prokurorëve, e i sulmon. Kuvendi i diktohet ekzekutivit. Ku ndodh dhe del Kryeministri thotë që Kuvendi organizohet sipas Këshillit të Ministrave. Nuk është një partiak. Doli dhe tha që ju kemi lënë më shumë fusha përgjegjësie.

Të nisësh detyrën më të lartë shtetërore si kryetar i kuvendit në shkelje të rregullores së kuvendit, do t’ju duhet t’ju turpërojë. Për të kaluar për rregulloren me procedurë të përshpejtuar. Ju kërkoj t’ju kërkoni ndjesë deputetëve për shkeljen e rregullores dhe kërkoj ti qëndroni strikt detyrës tuaj dhe të mos bëheni vartës i njërit apo tjetrit dhe ti qëndroni detyrimeve që përcakton rregullorja. Nuk mund të ecim me strukturën e vjetër tha parafolësi a thua se shqetësimi më i madh që ka ky kuvend, është struktura e komisioneve. Në fakt, shqetësimi më i madh që ka ky kuvend është fakti që ky krah i sallës plenare janë kthyer në noterë të qeverisë. Shqetësimi më i madh që ka kuvendi është se me votat e maxhorancës votohet ligje që grabisin paratë publike, ligje të sponsorizuara nga oligarkët.

A keni propozuar ndryshim për të frenuar këtë metodë. Ky është shqetësimi që ka kuvendi, vjedhja. Keni kaluar këtu ligje të shkruara dhe nuk e thotë opozita por dosjes e SPAK, të shkruara në PC e Klodian Zotos. Ky është shqetësimi që ka Kuvendi, nuk ka shqetësim në organizohet në 10 apo 8 komisione. Sa i takon ndryshimeve të rregullores do t’ju duhet t’ju turpërojë. Ndodh për herë të parë që ndryshimet në rregullore, për strukturën, diktohen nga kreu  i ekzekutivit. Gjithë verës i diktoi strukturat pushtetit lokal, i tha bashkive me këtë strukturë do qeverisni, pasi i diktoi vendimmarrjet gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nëse nuk i pëlqen i sulmon në facebook. Flisni për hapje kapitujsh e përralla integrimi. Gjeni një vend tjetër si kryeministri që sulmon gjyqtarët për çështje që humb si palë në procese. Nuk ndodh.

Kishte ngelur vetëm Kuvendi. Ne po na diktohet ekzekutivi dhe na thotë se strukturën e parlamentit do ta përshtatim me atë të Këshillit të Ministrave. Si mund që rregullat e një parlamenti, do të donit që të ishte një partiak, të diktohen nga një parti. Integrimin e keni vetëm për propagandë dite, sa herë vidhni dhe bëni një koncesion, dilni e thoni hapëm kapitujt. Hapja e kapitujve është proces normal, mbyllja e tyre është sfidë. Sa të jeni ju në qeveri e keni të pamundur të mbyllni një të vetëm duke nisur nga themeloret